5D875D71-AF04-4DBD-8E10-F969050FEBC0

NEXHBEDIN SHEHU – PREFEKT I QARKUT DIBËR

Të dhëna vetjake dhe formimi profesional:

Nexhbedin Shehu është Prefekt i Qarkut Dibër  i emëruar me VKM-në nr. 631 datë 01.11.2017.

Nexhbedin Shehu ka lindur në Dibër në vitin 1959.

Nexhbedin Shehu në janar të vitit 1983 është titulluar oficer aktiv dhe ka shërbyer në detyra të ndryshme në Divizionin e prefektidibergovsë si Komandant Toge, Komandant Batalioni dhe Shef Organizativ Brigade.

Në periudhën 1996-2003 ka shërbyer në shkollën ushtarake, si në akademinë e Mbrojtjes, Akademinë “Skënderbej” dhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në funksionet e pedagogut, Komandantit të Grupit dhe Shefit të Degës Mësimore.

Në vitet 2006-2007 dhe 2010-2013 ka shërbyer si Shef Sektori dhe Drejtor i Drejtorisë së Personelit në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Në periudhën 2008-2010 ka ushtruar detyrën e Komandantit të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Pas daljes në rezervë në vitin 2013 ka punuar në strukturat e personelit dhe si pedagog në  Akademinë e Mbrojtjes.

Arsimimi:
1979-1982 ka ndjekur studimet në Shkollën e Lartë të Oficerëve.

1999-2001 ka ndjekur programin e përgaditjes si oficer i Shtabit të Përgjithshëm pranë Akademisë së Mbrojtjes.

2004-2006  ka ndjekur programin e përgaditjes si oficer i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg të Gjermanisë.

Kualifikime të tjera:

Shkurt 1994-Korrik 1994 ka ndjekur kursin e studimit të gjuhës gjermane pranë Akademisë së Mbrojtjes në Austri.

1995-1996 ka ndjekur Kursin e Komandantit të Kompanisë pranë Bundeswehr (Forcat e Armatosura Gjermane).

Nexhbedin Shehu zotëron dy gjuhë të huaja, atë angleze dhe gjermane.