Fushata e mbjelljes së pemëve nën moton “Krijo oksigjenin tënd”

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, me qëllim koordinimin e fushatës “Krijo oksigjenin tënd” me date 28. 02. 2019 organizoi një takim  në të cilin kërkoi nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të angazhohen për të realizuar objektivat e këtij aksioni kombëtar i cili u zhvillua në datat 01-02 mars 2019.

Në kuadër të nismës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, punonjësit e administratës gjatë këtyre dy ditëve mbollën gjithsej 1240 fidanë të llojit pishë e zeze duke dhënë mesazhin e kultivimit ndër breza të kujdesit për natyrën pasi u përfshinë në aksion edhe nxënësit e shkollave. Procesi i mbjelljes së fidanëve u shtri në shumë njësi administrative të qarkut duke u përqëndruar kryesisht në zonat e mbrojtura që përfshijnë këto njësi.

Konkretisht u mbollën:

  • Njësia Administrative prefektidibergov: 80 fidanë të llojit pishë e zezë.
  • Njësia Administrative Maqëllarë: 100 fidanë brenda Parkut Natyror “Korab-Koritnik”.
  • Njësia Administrative Sllovë: 60 fidanë në territorin e shkollës.
  • Njësia Administrative Kala e Dodës: 100 fidanë në territorin e shkollës.
  • Njësia Administrative Lurë: 100 fidanë të mbjellë në Parkun Kombëtar.
  • Njësia Administrative Fushë-Bulqizë: 250 fidanë të mbjella në territorin e saj.
  • Njësia Administrative Krastë: 120 fidanë.
  • Njësia Administrative Komsi: 40 fidanë.
  • Njësia Administrative Lis: 60 fidanë në territorin e shkollës së mesme dhe 20 fidanë në territorin e shkollës 9-vjeçare.

Në kuadër të krijimit të hapsirave të gjelbërta nën moton “Krijo Oksigjenin Tënd” u mbollën edhe 210 fidanë pishë e zezë në ditët pas aksionit në Njësinë Administrative Kastriot dhe në fshatin Shumbat të Njësisë Administrative Sllovë.

53229480_384707265679051_1411677573200478208_n 53320109_394292634721939_1014864891888009216_n