Konstituohet Këshilli i Bashkisë Klos

Sot më datë 07. 08. 2019 Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, ishte i pranishëm në mbledhjen e konstituimit të Këshillit të Bashkisë Klos, ku gjithashtu u zhvillua edhe ceremonia e marrjes së detyrës së kryetarit të ri të kësaj bashkie. Në këtë mbledhje, sipas procedurave të përcaktuara në ligj, u zgjodhën Kryetari dhe Zv/Kryetari i Këshillit Bashkiak si dhe 4 përfaqësuesit e Këshillit të Bashkisë Klos për në Këshillin e Qarkut Dibër.

Prefekti, në fjalën e tij të rastit përshëndeti të gjithë të zgjedhurit si anëtarë të Këshillit të Bashkisë Klos, përfaqësuesit e institucioneve dhe të gjithë të pranishmit në këtë mbjedhje konstituimi. Prefekti gjithashtu, theksoi si me rëndësi bashkëpunimin reciprok dhe bashkërendimin e veprimeve të Këshillit dhe Kryetarit të Bashkisë në kuadër të realizimit të vendimmarrjeve konstruktive në dobi të interesit të përbashkët publik. Sipas Prefektit, mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok, diskutimi i ideve por edhe kundërshtimi dashamirës ndërmjet palëve do t’i shërbejë rritjes së performancës së Bashkisë si e tërë e rrjedhimisht rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

67897019_1097485343782238_9120018180067033088_n 67969905_415291672528359_1678929117170368512_n