Analiza e punës së Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër për vitin 2019

Sot më datë 22.01.2020, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua analiza e punës së Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, e cila u ndoq gjithashtu nga Zëvendësministri i Brendshëm Z. Besfort Lamallari.

Prefekti, duke falenderuar Zv. Ministrin për pjesëmarrjen dhe stafin e tij për punën e bërë, me qëllim zhvillimin e një analize konstruktive dhe rezultative, u fokusua në prezantimin e veprimtarisë së kryer për realizmin e objektivave, si dhe implementimin dhe zbatimin e prioriteteve dhe politikave të Qeverisë në Qarkun Dibër.  Sipas tij, puna e përditshme një vjeçare e Institucionit që drejton, ka konsistuar në ndërtimit e një marrëdhënieje të bashkëpunimit reciprok si me Institucionet Qëndrore në Nivel Vendor ashtu edhe me Organet e Vetëqeverisjes Vendore, duke bashkërenduar gjithashtu veprimtaritë e tyre, me qëllim realizimin e objektivave qeverisëse, ruajtjen e rendit dhe sigurisë në qark, rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj publikut, parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave, rritjen e sigurisë ushqimore, rritjen e nivelit të sigurisë në rrugë, ofrimin e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore cilësore dhe monitorimin e çdo lloj veprimtarie ligjore të institucioneve në qark.

Gjithashtu, sipas Prefektit, gjatë vitit 2019, krahas realizimit të detyrave sipas misionit dhe fushave të përgjegjësive të secilit sektor, rëndësi e veçantë i është dhënë funksionimit pranë tij, të strukturave dhe organizmave të përhershme dhe të përkohshme, me përbërje ndërinstitucionale me qëllim menaxhimin e problemeve dhe situatave të veçanta, duke u përpjekur për arritjen e zgjidhjeve konstruktive, të përbashkëta dhe gjithëpërfshirëse që do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik e social të Qarkut Dibër.

Si konkluzion final, çmojmë se analiza për veprimtarinë e Institucionin e Prefektit për vitin 2019, për mënyrën si u trajtuan çështjet ia arriti plotësisht qëllimit, duke nxjerrë në pah veprimtarinë e Prefektit për ushtrimin e përgjegjësive të tij, mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve me institucionet qëndrore e vendore, si dhe vendosjen e objektivave për vitin 2020.