Për denoncimin e përfshirjes së punonjësve të administratës në procesin zgjedhor të datës 14 Maj 2023

Institucioni i Prefektit të Qarkut Dibër në bazë të shkresës Nr. 138 datë 11.01.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për procesin zgjedhor vendor për vitin 2023, vë në dispozicion të dhënat e mëposhtme të kontaktit  nëpërmjet të cilave mund të denonconi çdo rast të përfshirjes, nxitjes, urdhërimit, shantazhimit apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të një institucioni në veprimtari politike apo në mbështetje të një subjekti zgjedhor. Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit: Do...
More

Mbledhje e Organit Këshillues pranë Prefektit

Sot me datë 26.01.2023, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, dhe me pjesëmarrjen e të gjithë antarëve të Organit Këshillues u zhvillua takimi i parë për vitin 2023, ndërsa u diskutua mbi prioritetet e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor për vitin që sapo kemi nisur. Në përfundim të diskutimeve u miratua unanimisht tematika vjetore e Organit Këshillues pranë Prefektit, ndërsa u kërkua nga të gjithë të pranishmit të angazhohen me...
More

Ceremonia e 110 – Vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit

Ditën e sotme me datë 13.01.2023, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër me rastin e 110-Vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit. Prefekti, gjatë fjalës së tij të rastit, theksoi rëndësinë e kësaj date duke sjellë në vëmendje sfidat dhe arritjet e Policisë së Shtetit ndër vite dhe duke vlerësuar gjithashtu angazhimin e madh që ka sot kjo strukturë kundër kriminalitetit, kultivimit të bimëve narkotike dhe pro...
More

Takim i Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave

Ditën e sotme me datë 06.12.2022, në ambjentet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër nën organizimin e Ministrisë së Brendshme dhe me bashkëpunimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësisë së UNICEF-it në Shqipëri u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave. Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, në fjalën e tij të rastit falenderoi organizatorët për iniciativën e ndërmarrë dhe vlerësoi punën e bërë nga përfaqësitë e huaja në vend në...
More

Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Ditën e mërkurë me datë 30.11.2022, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në prefektidibergov mbledhja e rradhës me drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor me rend dite:  Raportim mbi realizimin e detyrave të muajit Nëntor 2022. Prefekti, pas raportimeve të drejtuesve të institucioneve, duke i falenderuar për punën e bërë dhe bashkëpunimin e treguar, kërkoi veçanërisht që të vijojë mbajtja nën kontroll e rendit dhe sigurisë, kontrolli mbi territorin...
More

Vetëdeklarimi i Adresave

Në kuadër të fushatës për vetëdeklarimin e adresave, ndërmarrë nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Projektin “Bashki të Forta”, me qëllim shpërndarjen e materialeve ilustruese dhe informuese, ditën e sotme me datë 21.12.2021, Prefekti  i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, zhvilloi takime me zyrtarë të bashkive Dibër, Mat dhe Klos dhe përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile pranë këtyre bashkive. Prefekti, duke përcjellë udhëzimet e vlefshme për vazhdimësinë e procesit, informoi zyrtarët ...
More

Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu pret në Takim përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe UNICEF Albania

Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, priti sot në një takim pune përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë si dhe përfaqësuesit e prezencës së UNICEF-it në Shqipëri. Në takimin e organizuar në ambjentet e Institucionit të Prefektit, u diskutua mbi mundësinë dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të mënyrës së reagimit kombëtar ndaj trafikimit të qënieve njerëzore, duke parashtruar gjithashtu disa projeksione sipas së cilave mund të implementohen politika parandaluese dhe r...
More

Prefekti zhvillon takim me forcat e MZSH-ve Mat dhe Klos

Ditën e sotme me datë 11.08.2021, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, zhvilloi një takim pune në ambjentet e MZSH-ve Mat dhe Klos, me forcat zjarrfikëse dhe specialistët e Sektorit të Emergjencave Civile pranë këtyre bashkive. Në takimin i cili në fokus të tij pati si qëllim diskutimin mbi situatën e krijuar nga zjarret, Prefekti ndërsa falenderoi forcat e MZSH-ve dhe punonjësit e Emergjencave Civile për punën e bërë, kërkoi që niveli i gadishmërisë, angazhimit dhe bashkëpunimit ndërinst...
More

Prefekti zhvillon takim me forcat e MZSH-ve të bashkive Dibër dhe Bulqizë

Ditën e sotme me datë 10.08.2021, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, zhvilloi një takim pune në ambjentet e MNZSH-ve Dibër dhe Bulqizë, me forcat zjarrfikëse dhe specialistët e Sektorit të Emergjencave Civile pranë këtyre bashkive. Në takimin i cili në fokus të tij pati si qëllim diskutimin mbi situatën e krijuar nga zjarret, Prefekti kërkoi që niveli i gadishmërisë dhe angazhimit nga forcat e MZSH-ve dhe specialistët e Emergjencave Civile të vazhdojë të jetë i njëjtë në mënyrë që të mo...
More

Takim ndërinstitucional për cilësinë e ujit të pijshëm

Ditën e sotme me datë 02.08.2021, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua një takim ndërinstitucional, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Dibër, Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, Ujësjëllës Kanalizime sh.a Bulqizë dhe Bashkisë Bulqizë, me qëllim diskutimin dhe rënien dakord për disa pika të veçanta që lidhen drejtëpërdrejtë me zbatimin e përcaktimeve të VKM-së Nr. 379, datë 25.05.2016 “Për Miratimin e Rregullore...
More