Ceremonia e 108 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit

Ditën e sotme me datë 13.01.2021, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër me rastin e 108-Vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.

Prefekti gjatë fjalës së tij të rastit, theksoi rëndësinë e kësaj date duke sjellë në vëmendje sfidat dhe arritjet e Policisë së Shtetit ndër vite dhe duke vlerësuar gjithashtu angazhimin e madh që ka sot kjo strukturë kundër kriminalitetit, kultivimit të bimëve narkotike dhe problemeve të tjera që ndikojnë në rendin publik.

Prefekti, duke përshëndetur dhe përgëzuar të gjithë efektivët e pranishëm në ceremoni për punën e bërë dhe angazhimin e treguar, siguroi që mbështetja nga ana e qeverisë do të jetë e vazhdueshme në rrugën drejt modernizimit dhe përballjes me sfidat e përbashkëta.