Ceremonia e dhënies së titullit ” Nder i Qarkut Dibër” Z. Artan Cuku

Sot më datë 15.08.2019, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, mori pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit “Nder i Qarkut Dibër” Z. Artan Cuku me motivacionin “Për vlerat e veçanta njerëzore, kontributin e lartë ne strukturat e Policisë së Shtetit, sakrificën e pashembullt dhe të pa kompromis në luftën kundër krimit të organizuar si dhe lartësimin e vlerave morale, historike dhe fisnike të Qarkut Dibër”. Prefekti në fjalën e tij të rastit vlerësoi punën dhe veprën e Z. Artan Cuku dhe falenderoi gjithashtu Këshillin e Qarkut Dibër për vlerësimin që i ka bërë një figure kaq të nderuar.

thumbnail_file-8