PREFEKTURA DIBËR
Historia e banimit të trevave në të cilat shtrihet sot qarku i Dibrës, popullimi i saj kryesisht në luginat e shtretërve të lumenjve Drin e Mat, përmendet në histori që 6000 vjet para erës së re, në periudhën e Neolitit, për t’u përforcuar më shumë në periudhën ilire me fillimet e veta aty rreth shekullit të pestë para erës së re .
Treva e Dibrës – lugina e Drinit të Zi e për rreth saj ka qenë e banuar që në lashtësi në pjesën më të madhe nga fisi ilir i Penestëve, i cili ndër të tjera ka luajtur një rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Maqedone – Romake (vitet 170 – 169 para erës së re), ku treva e Penestisë u kthye në shesh luftimesh. Fisi i Penestëve përfshihej në Mbretërinë Ardiane dhe, sipas mendimit të shumë studiuesve modernë, kufizohej në Veri me Dardanët, në Perëndim me Pirustët, në Lindje me grupin ilir të Paionëve dhe në Jug me Desaretët.
Që në fillimet e mijëvjeçarit të dytë, në kohën e Bizantit, Dibra ka qenë krahinë e Peshkopatës së Ohrit. Në vitin 1019 Dibra vetë është Peshkopatë dhe qendra e saj është prefektidibergova.
Në kohën e pushtimit otoman Prefektura e Dibrës me qendër në Dibër të Madhe kishte nën varësi nënprefekturën e Dibrës së Poshtme me qendër në prefektidibergov, nënprefekturën e Matit me qendër në Burrel dhe atë të Rekës me qendër në Radostush.
Pas vendosjes së kufirit nga fuqitë e mëdha në vitin 1913, Dibrës iu hoqën territoret që sot janë në Maqedoni, por mori territore të tjera si Lurën, Kthellën e Mirditës, Kurbneshin, fshatin Rrëshen.
Në vitin 1913 në zonat e çliruara të Dibrës u shpall nënprefektura dhe kryetar i saj ishte Ismail Stazimiri. Në vitin 1915 prefekt ishte Hysen Bej Golja dhe në vitin 1916 Ismail Stazimiri. Në verën e vitit 1920 Dibra ishte e pushtuar deri në lumin Drin i Zi.
Qeveria e Lushnjes e drejtuar nga Sulejman Delvina, me 4 korrik 1920, me vendimin nr. 424, krijon Prefekturën e Drinit me prefekt Ramiz Dibrën, nipi i Iliaz Pashë Dibrës dhe nënprefekt Ramiz Dacin. Qendra e kësaj prefekture u caktua në prefektidibergov, por, duke qenë se prefektidibergova ishte e pushtuar nga forcat serbe, qendra lëvizi për në Arras. Prefektura u vendos në shtëpinë e Riza Lushës , përfshinte katër nënprefektura të prefektidibergovsë, Lumës, Hasit e Homeshit. Kjo e fundit përfshinte dhe Bulqizën.
Prefektura e Drinit nuk e pati jetën e gjatë. Më vonë ajo u nda në dy Prefektura: e Kukësit (që u quajt Prefektura e Kosovës) dhe e Dibrës.
Prefektura e Dibrës që nga viti 1921 kishte nën vartësinë e saj nënprefekturat e prefektidibergovsë, Zerqanit e Matit. E njëjta strukturë mbeti edhe gjatë pushtimit fashist deri në vitin 1947, kur prefekturat u shpërbënë për t’u ringritur në vitin 1995.
Në vitin 1928 mbreti Zog bëri rindarjen administrative të vendit. Përsëri Dibra mbeti Prefekturë dhe kishte tre nëprefektura: të Dibrës, Zerqanit dhe Matit.
Në prill 1929 ripërcakton komunat dhe shpall kryetarët dhe sekretarët e tyre. Dibra mbetet Prefekturë me tre nënprefektura .
Në vitin 1934 suprimohen komunat Sohodoll, Klenjë e Luzni, qendra e komunës Trojak kalon në Kastriot, e komunës Luzni në Muhurr e Ostrenit të Madh në Ostren të Vogël.
Në vitin 1938 krijohen komuna të reja si Trebisht, Selishtë, Sllatinë.
Më 21 dhjetor 1944 suprimohen komunat ekzistuese dhe në vend të tyre ngrihen lokalitetet si njësi administrative në vartësi të nëprefekturave. Sipas ligjit nënprefekturat qeveriseshin nga komitetet ekzekutive, ndërsa lokalitetet nga këshillat e lokaliteteve.Në korrik 1945 Prefektura e Dibrës ka pesë nëprefektura me 207 katunde.
Edhe me rindarjen administrative të 22 gushtit 1946, sipas Dekretit nr. 117, prefektidibergova mbetet përsëri Prefekturë dhe qendër prefekture me dy nënprefektura: Qendër- prefektidibergov dhe Zerqan.
Më 14 nëntor 1947, sipas një udhëzimi të veçantë likuidohen prefekturat e nënprefekturat dhe krijohen këshillat e rretheve.
Më 26 nëntor 1947 me dekretligjin nr.546, njësi lokale të qeverisjes njihen: rrethi, qyteti, rajonet e qyteteve dhe lokalitetet.
Edhe me Dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të R.P.SH. nr. 797, datë 12 mars 1949 në fuqi mbeten rrethet dhe lokalitetet, rrethi i prefektidibergovsë tanimë ka 160 fshatra dhe 11 lokalitete: prefektidibergova, Klenja, Lura, Maqellara, Muhurri, Ostreni, Selishta, Shumbati, Shupenza,Zerqani, Zall Dardha.
Me ligjin nr. 7608, datë 22.09.1992 “Për Prefekturat” ligjërohet përsëri organizimi në Prefektura.
Nënprefektura u krijuan në janar të vitit 2003 në Burrel e Bulqizë. Nënprefektët e parë ishin Fatmir Beta e Fehmi Dani , më pas në vitin 2005 Sefer Daçi në Mat e Fehmi Tançi në Bulqizë, i cili zëvendësohet nga Agim Perhati dhe në fund të vitit 2009 bëhet zëvendësimi i Agim Perhatit i cili kalon në detyrën e nënkryetarit të bashkisë Bulqizë, me Hamit Dervishin.
Prefekti i parë në vitet nëntëdhjetë, kur rikrijohen Prefekturat, emërohet zoti Afrim Haçi, i ardhur nga radhët e të persekutuarve politikë e pas tij Vasillaq Papaj, Xhelil Cibaku, Hajredin Tahiri, Hamdie Beqiri, Petrit Gjoni, Xhafer Seiti, Genci Sharku, Melaim Damzi, Halit Palamani dhe Ardit Kaja.