Mbledhje e Organit Keshillues dhe Komitetit Rajonal te Turizmit

Diten e sotme me date 24.03.2021, nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua mbledhja e rradhes e Organit Keshillues dhe Komitetit Rajonal te Turizmit.

Per shkak te kushtezimeve te pandemise takimi u zhvillua online, duke patur ne fokus prezantimin dhe diskutimin e plan-veprimeve te bashkive te Qarkut Diber per zhvillimin e turizmit.

Prefekti kerkoi nga perfaqesuesit e te kater bashkive informacion te detajuar mbi permbajtjen e plan-veprimeve, dhe masave te marra me qellim mbarevajtjen e sezonit turistik 2021.

Prefekti, duke u bazuar edhe ne mendimet dhe kerkesat e perfaqesuesve te operatoreve turistike dhe te guidave turistike, kerkoi nga perfaqesuesit e bashkive te punojne ne drejtim te permiresimit te infrastruktures dhe sinjalistikes turistike duke e bere me te thjeshte dhe te organizuar orientimin e turisteve dhe vizitoreve drejt pikave turistike malore, bujtinave dhe kampingjeve.

Sipas Prefektit, bashkepunimi nderinstucional eshte tejet i rendesishem per menaxhimin e turizmit dhe kthimin e pikave turistike te Qarkut Diber ne pika atraktive nepermjet planeve te detajuara te veprimit dhe fushatave serioze te marketingut, pasi jo te gjithe kane informacion per ate qe ofron Dibra ne fushen e turizmit.

Prefekti gjithashtu theksoi se bashkepunimi i Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor nepermjet qendrave shendetesore te aferta me zonat turistike malore duhet te jete i perhershem, pasi nuk duhet te mungoje sherbimi shendetesor per te gjitha grupet apo individet qe vizitojne shtigjet apo pikat turistike malore te qarkut tone.