Mbledhje e Organit Këshillues me tematikë: “Raportim i masave të marra për përballimin e sezonit të ujitjes gjatë verës 2019”.

Sot më datë 18. 04. 2019, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua takimi i rradhës i Organit Këshillues me tematikë: “Raportim i masave të marra për përballimin e sezonit të ujitjes gjatë verës 2019”.

Prefekti duke theksuar rëndësinë e takimit kërkoi nga të pranishmit të informojnë mbi, masat e marra, investimet e kryera dhe ndërhyrjet që po realizohen në këtë periudhë me qëllim rehabilitimin dhe mirëfunksionimin e kanaleve vaditëse sipas bashkive.

Përfaqësuesit e bashkive raportuan mbi punën e bërë dhe masat e marra duke theksuar se situata është nën kontroll dhe brenda afateve do të vihet në funksion të plotë i gjithë rrjeti i kanaleve vaditëse që kanë nën administrim.

Prefekti, duke u nisur nga mos funksionimi i OQU-ve kërkoi nga përfaqësuesit e bashkive të pranishëm në takim, të rrisin ndikimin mbi përfaqësuesit e pleqërisë së fshatrave të cilët kanë marrë përsipër të menaxhojnë situatën e vaditjes gjatë sezonit të verës, me qëllim administrimin e drejtë të burimeve ujore duke marrë parasysh nevojat e bujqve dhe fermerëve sipas fshatrave.

57289422_1800325863402177_4202425834696343552_n