Mbledhje e përbashkët e Organit Këshillues dhe Grupit të Ekspertëve për Sigurinë në Rrugë

Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, me qellim kryerjen e nje analize mbi realizimin e detyrave, marrjen e masave paraprake per emergjencat dimerore, diskutimin e çeshtjeve qe lidhen me sigurine ne rruge dhe emergjencat civile, mblodhi ne nje takim te perbashket, anetaret e Organit Keshillues dhe Grupin e Eksperteve per Sigurine ne Rruge.
Prefekti nga ana e tij, beri nje prezantim te shkurter te ligjit nr. 45/2019 “Per Mbrojtjen Civile”, duke e cilesuar si nje ligj i cili konsiston tek parashikimi dhe zvogelimi i riskut, dhe kete kuader, kerkoi nga te gjithe anetaret e tryezes, te jene te angazhuar per te zbatuar ligjin, duke ndryshuar mentalitetin ndaj fatkeqesive natyrore, per ti dhene perparesi parandalimit te tyre kundrejt perballjes me to.
Prefekti gjithashtu, kerkoi qe te gjitha institucionet te ushtrojne detyrimet dhe pergjegjesite e tyre, per te ofruar bashkepunim te ndersjellte, duke theksuar se eshte i rendesishem hartimi dhe harmonizimi i planeve vendore te zhvillimit urban ne perputhje me strategjite kombetare per zvogelimin e riskut dhe dokumentet e vleresimit te riskut.
Gjithashtu sipas Prefektit, duhet te hartohen plane vendore te emergjencave civile, te cilat te jene te harmonizuara me planin e qarkut, planin Kombetar dhe planet e bashkive fqinje per emergjencat civile.
Prefekti gjithashtu kerkoi angazhim dhe vemendje te shtuar per marrjen e te gjitha masave per rritjen e nivelit te sigurise ne rruge dhe perballimin e sezonit dimeror.54525913_415672965668991_2652252273622646784_n