Mbledhje e Task-Forcës për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Sot me date 17.06.2020, Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, duke marre shkas nga shtimi i rasteve te personave te prekur nga Covid-19, mblodhi ne takim drejtuesit e institucioneve pjese e Task-Forces se ngritur per zbatimin e masave parandaluese. 

Prefekti, ne vazhdim te rekomandimeve dhe kerkesave te meparshme, serish kerkoi nga te gjithe anetaret e Task-Forces, te jene te angazhuar vazhdimisht per te garantuar zbatimin e protokollit te masave te miratuara nga Ministria e Shendetesise. Ne kete kuader kerkoi qe te ushtrohet kontroll i vazhdueshem sipas rregullave, se pari per te ndergjegjesuar komunitetin per rendesine e shmangies se grumbullimeve dhe se dyti per ndergjegjesimin e perfaqesuesve te bizneseve per zbatimin e perpikte te protokollit te masave gjate ushtrimit te aktivitetit tregtar kryesisht ne bare dhe restorante. Sipas tij ne kete aspekt, vemendje e veçante ti kushtohet ndalimit te ofrimit te sherbimit ne ambjentet e mbyllura te bareve ose restoranteve. 

Prefekti vuri theksin gjithashtu, ne rendesine e mirefunksionimit te sistemit te referimit me qellim mundesimin e gjurmimit te çdo rasti (nese paraqitet nevoja), dhe kryerjen e filtrimit te rasteve duke shmangur grumbullimet e panevojshme ne  spitalin rajonal.

Ne perfundim te takimit Prefekti kerkoi te bashkepunohet dhe te nderveprohet institucionalisht per te patur nen kontroll te gjithe territorin dhe per te parandaluar sa eshte e mundur perhapjen e virusit ne Qarkun e Dibres.