Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Sot më datë 25. 04. 2019, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua mbledhja e muajit prill me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor, në të cilën u raportua mbi aktivitetin mujor të punës së institucioneve.

Në fillim të takimit, Prefekti prezantoi për të pranishmit, Drejtorin e ri të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Dibër, të cilit i ofroi bashkëpunim institucional dhe i uroi suksese në detyrën e tij të re.

Prefekti pasi dëgjoi diskutimet e të gjithë drejtuesve dhe përfaqësuesve të institucioneve, kërkoi vëmendjen dhe angazhimin e tyre në drejtim të evidentimit, shqyrtimit dhe zgjidhjes përfundimtare të problematikave. Duke kërkuar ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për publikun, Prefekti vuri theksin në angazhimin e  AKU-së për ushtrim kontrollesh që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë ushqimore në përgjithësi dhe formalizimin e tregëtimit të mishit në raste kur nuk është kryer; në veprimin me përgjegjshmëri nga strukturat e OSHEE-së në lidhje me sqarimin e qytetarëve për problematikat që ata kanë; në kontollin dhe garantimin e cilësisë së ujit të pijshëm nga Drejtoria e Shëndetit Publik; Angazhim për rritjen e numrit të Check up -eve duke sensibilizuar banorët për domosdoshmërinë e kryerjes së tij dhe përmirësimin e infrastrukturës së qendrave shëndetësore me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore për banorët.

Prefekti në fund të takimit, pasi dha rekomandimet teknike sipas fushave, kërkoi që të gjithë punonjësit të jenë të ndjeshëm ndaj shqetësimeve të publikut; të kenë disiplinë në punë për t’i shërbyer interesit të përbashkët dhe rritjes së performancës së administratës.

58379847_705014536580965_285232304295510016_n