Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Sot më datë 28. 05. 2019, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua mbledhja e muajit maj me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor, në të cilën u raportua mbi aktivitetin mujor të punës së institucioneve.

Një pikë e rëndësishme e diskutimeve, për të cilën Prefekti kërkoi nga të gjithë drejtuesit e institucioneve angazhim dhe bashkëpunim ishte zbatimi me përpikmëri i planit të masave në funksion të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror dhe zbatimi i direktivave të dhëna në takime të veçanta të organizuara edhe më herët.

Prefekti pasi dëgjoi diskutimet e të gjithë drejtuesve dhe përfaqësuesve të institucioneve, kërkoi të jenë të angazhuar për të zbatuar udhëzimet e dala në lidhje me fushatën zgjedhore në kuadër të depolitizimit të administratës publike sipas ligjit në fuqi. Gjithashtu kërkoi angazhim të institucioneve që krahas punës së përditshme të tyre sipas fushave, në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike të bashkëpunojnë me qëllim evidentimin e zonave apo territoreve të dyshuara.

Prefekti, në fund të takimit, pasi dha rekomandimet për secilin institucion, kërkoi që të gjithë punonjësit të jenë të ndjeshëm ndaj shqetësimeve të publikut; të kenë disiplinë në punë për t’i shërbyer interesit të përbashkët dhe rritjes së performancës së administrates publike.

61489702_445062649373602_5242975786360635392_n