Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Sot më datë 27. 06. 2019, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua mbledhja e muajit qershor me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor, në të cilën u raportua mbi aktivitetin mujor të punës së institucioneve.
Një pikë e rëndësishme e diskutimeve, për të cilën Prefekti kërkoi angazhim te shtuar ishte menaxhimi i burimeve ujore per vaditje. Ne kete kontekst, Prefekti kerkoi se pari evidentimin e segmenteve problematike te rrjetit vadites me qellim hartimin e kerkesave te qarta per nderhyrje nga organet kompetente.
Prefekti duke vleresuar me rendesi furnizimin e spitaleve dhe qendrave shendetesore me te gjitha medikamentet e nevojshme, kerkoi informacion mbi gjendjen dhe masat e marra per plotesimin e mungesave dhe gadishmerine per çdo situate te veçante, duke vene theksin konkretisht ne domosdoshmerine e furnizimit te spitaleve dhe qendrave shendetesore me vaksinen kunder tetanozit.
Prefekti, kerkoi nga Inspektoriati i Mjedist dhe Pyjeve, te shfrytezoje te gjitha hapesirat qe ligji u lejon, me qellim mbrojtjen e siperfaqjeve pyjore nepermjet parandalimit te faktoreve me efekt negativ mbi pyjet dhe mjedisin.
Menaxhimi i ujit te pijshem ne kete sezon veror, duke patur parasysh edhe veshtiresite e sezonit te kaluar, sipas Prefektit mbetet nje nder çeshtjet me me rendesi, e cila kerkon vemendje dhe angazhim te shtuar per te siguruar furnizimin me uje te komunitetit pa krijuar mungesa te konsiderueshme.
Gjithashtu ne kuader te sezonit turistik veror, Prefekti kerkoi bashkepunim per zbatimin e Urdherit nr. 65/2019 te Kryeministrit “Per miratimin e planit te masave per sezonin turistik veror 2019”, duke i bere me dije per riaktivizimin e grupit nderinstitucional te punes qe ka si objekt ushtrimin e kontrolleve specifike ne pika te frekuentuara nga pushuesit.
Prefekti, në fund të takimit, pasi dha rekomandimet e duhura teknike për secilin institucion, kërkoi që të gjithë punonjësit të jenë të ndjeshëm ndaj shqetësimeve të publikut; të kenë disiplinë në punë për t’i shërbyer interesit të përbashkët dhe rritjes së performancës së administrates publike.
65121914_348026385885998_500555395849256960_n