Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Sot më datë 30. 07. 2019, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua mbledhja e muajit korrik me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor, në të cilën u raportua mbi aktivitetin mujor të punës së institucioneve.

Prefekti duke vlerësuar me rëndësi furnizimin e popullatës me dru zjarri kërkoi nga organet kompetente të merren të gjitha masat për zbatimin e ligjit në këtë fushë në mënyrë që të furnizohet e gjithë popullata sipas nevojave.

Prefekti, kërkoi angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional, me qëllim mbrojtjen e sipërfaqjeve pyjore nëpërmjet parandalimit të faktorëve me efekt negativ mbi pyjet dhe mjedisin, si dhe monitorim nga Drejtoria Vendore e Policisë të zonave të frekuentuara nga turistë me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Menaxhimi i ujit të pijshëm në këtë sezon veror, duke patur parasysh edhe vështirësitë e sezonit të kaluar, sipas Prefektit mbetet një ndër çështjet më me rëndësi. Në këtë kuadër Prefekti kërkoi evidentimin e të gjitha lidhjeve të paligjshme në rrjet dhe sipas rastit marrjen e të gjitha masave që parashikon ligji.

Prefekti gjithashtu, duke konsideruar tejet të rëndësishme luftën kundër informalitetit kërkoi nga Drejtoria e Tatimeve të angazhohet maksimalisht në zbatim të detyrave dhe udhëzimeve të lëshuara në këtë kudër.

Prefekti, theksoi edhe rëndësinë e ofrimit të shërbimit të vazhdueshëm në qendrat ambulatore, shëndetësore e në shërbimin spitalor si dhe furnizimin me medikamentet e nevojshme me qëllim menaxhimin e çdo lloj rasti.

Prefekti, në fund të takimit, pasi dha rekomandimet e duhura teknike për secilin institucion, kërkoi që të gjithë punonjësit të jenë të ndjeshëm ndaj shqetësimeve të publikut e të kenë disiplinë në punë për t’i shërbyer interesit të përbashkët dhe rritjes së performancës së administratës publike.

Prefekti gjithashtu kërkoi nga të gjithë drejtuesit t’i përgjigjien pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në ceremonitë e konstituimin të këshillave bashkiakë dhe marrjes së detyrës së kryetarëve të rinj të bashkive, në mënyrë që më pas të krijojnë mundësi për bashkëpunim me qëllim realizimin e detyrave dhe projekteve në dobi të interesit të përbashkët e publik.

67181125_1081520175384397_6484481738771791872_n