Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Sot më datë 01. 10. 2019 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu u zhvillua takimi i rradhës me drejtues të institucioneve qëndrore në nivel vendor.

Në këtë takim drejtuesit e institucioneve sipas rendit të ditës raportuan mbi realizimin e detyrave dhe objektivave për muajt gusht dhe shtator, ndërsa Prefekti dha rekomandimet e tij sipas rastit duke ndaluar në disa çështje që në gjykimin e tij kërkojnë trajtim më të veçantë dhe emergjent:

Së pari Prefekti kërkoi nga Drejtoria e Emergjencave pranë Bashkisë Dibër të përfundojë procesin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe të veprojë sipas ligjit për secilin rast.

Së dyti Prefekti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të AKU-së Dibër dhe Bashkisë Dibër me qëllim garantimin e cilësisë së mishit që therret dhe tregëtohet në rrethin e Dibrës pasi sipas tij mungesa e bashkëpunimit ka krijuar hapësira për abuzim nga persona që kryejnë aktivitet jashtë rregullave standarteve ligjore.

Prefekti, kërkoi nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, verefikimin në terren të familjeve ekstremisht të varfëra dhe hartimin e një baze të dhënash për këtë kategori.

Prefekti, duke vlerësuar si tejet të rëndësishëm punësimin e të rinjve dhe kryesisht të të sapo diplomuarve kërkoi nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit të angazhohet për funksionimin sipas ligjit të praktikave profesionale, si dhe orientimin e të rinjve për punë e profesion.

Nga Zyra Vendore e Arsimit Dibër, Prefekti kërkoi të verefikohen (nëse ka) rastet dhe arsyet e mos rregjistrimit në shkollë të fëmijëve dhe rastet e braktisjes së shkollës dhe të hartohet një bazë të dhënash për këtë qëllim.

Në kuadër të rritjes së cilësisë së kushteve në shkolla Prefekti kërkoi angazhim maksimal nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për kryerjen e inspektimeve në shkolla dhe marrjen e të gjitha masave ligjore në rast të mosplotësimit të kushteve higjeno-sanitare.

Prefekti në përfundim, në kuadër të garantimit të një mjedisi të pastër e të mbrojtur informoi të gjithë të pranishmit për nismat e reja të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për dhënien online të lejeve mjedisore, iniciativën për heqjen nga përdorimi të qeseve plastike dhe ndërtimin e venddepozitimeve brenda standarteve. Gjithashtu ftoi të gjithë ti bashkohen nismës së Bashkisë Dibër për pastrimin e territorit të premten e fundit të çdo muaji.

54525913_415672965668991_2652252273622646784_n