Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Ditën e martë me datë 29.09.2020, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në Bulqizë mbledhja e rradhës me drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor me rend dite: Raportim mbi realizimin e detyrave të muajit shtator 2020.
Prefekti, pas raportimeve të drejtuesve të institucioneve, i falenderoi të gjithë të pranishmit për punën e bërë, bashkëpunimin e treguar dhe kërkoi veçanërisht nga Drejtuesi i ZVA-së, Drejtuesi i Njësisë Vendore të Shëndetit Publik dhe përfaqësuesi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, që të vazhdohet me të njëjtin ritëm e të krijohen kushte për zbatueshmërinëe e masave anti-Covid në shkolla dhe në të gjitha ambjentet që parashikohen në protokollet e sigurisë shëndetësore.
Sipas Prefektit, të gjitha intitucionet, dhe veçanërisht ato që në natyrën e tyre të punës kanë kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët duhet ti japin përparësi rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj tyre.