Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Ditën e sotme me datë 30.09.2020, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në Dibër mbledhja e rradhës me drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor me rend dite: Raportim mbi realizimin e detyrave të muajit shtator 2020.

Prefekti, pas raportimeve të drejtuesve të institucioneve, i falenderoi të gjithë të pranishmit për punën e bërë, bashkëpunimin e treguar dhe kërkoi veçanërisht të merren masa për mbajtjen nën kontroll të situatës së rendit dhe sigurisë, vijimin e kontrolleve mbi territorin me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, parandalimin e shfrytëzimit pa kriter të pyjeve dhe dëmtimin nga zjarret, mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e grumbullimit pa kriter të mbtetjeve urbane në venddepozitime të pa miratuara.

Prefekti, në kuadër të menaxhimit të situatës së shkaktuar nga prania e virusit Covid-19, kërkoi në mënyrë të veçantë nga Drejtuesi i ZVA-së, Drejtuesi i Njësisë Vendore të Shëndetit Publik dhe përfaqësuesi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, që të vazhdohet me të njëjtin ritëm e të krijohen kushte për zbatueshmërinëe e masave anti-Covid në shkolla dhe në të gjitha ambjentet që parashikohen në protokollet e sigurisë shëndetësore. Gjithashtu, Prefekti kërkoi që të veprohet për këtë qëllim, sipas planit të masave të hartuara për funksionimin e Task-Forcës, duke mos shmangur kurrsesi daljen në mënyrë të organizuar dhe zbatimin e planit të masave. Sipas tij, siç është vepruar deri më tani, do të vijojë monitorimi i punës së Task-Forcës së ngritur për zbatimin e masave Anti-Covid.

Prefekti kërkoi po ashtu, që të bashkëpunohet për të mbajtur nën kontroll sipas rastit, personat e prekur nga Covid-19 dhe për të mos i lejuar të thyejnë kushtet e karantinës pasi përbëjnë faktor rreziku për përhapjen e infeksionit në komunitet.

Sipas Prefektit, të gjitha intitucionet, dhe veçanërisht ato që në natyrën e tyre të punës kanë kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët, duhet ti japin përparësi rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj tyre.