Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Ditën e sotme me datë 24.02.2021, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në Peshkopi mbledhja e rradhës me drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor me rend dite:

  • Raportim mbi realizimin e detyrave të muajit shkurt 2021.
  • Shërbimi ndaj qytetarëve.
  • Zbatimi i masave anti-Covid.

Gjithashtu, në kuadër të zbatimit të masave anti-Covid, mbledhja u zhvillua në tre seanca të veçanta.

Prefekti, pas raportimeve të drejtuesve të institucioneve, duke i falenderuar për punën e bërë dhe bashkëpunimin e treguar, kërkoi veçanërisht që të gjitha institucionet të marrin masa për zbatimin e urdhërave dhe udhëzimeve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Komisionerit për Nëpunësin Civil, për mos lejimin e nëpunësve të administratës për t’u përfshirë në gjatë orarit të punës në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.

Gjithashtu Prefekti kërkoi që të vijojë mbajtja nën kontroll e rendit dhe sigurisë, vijimin e kontrolleve mbi territorin me qëllim parandalimin e shfrytëzimit pa kriter të pyjeve dhe dëmtimin nga faktorë të tjerë, mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e grumbullimit pa kriter të mbetetjeve urbane në venddepozitime të pa miratuara. Në mënyrë më të veçantë, Prefekti kërkoi vëmendje të shtuar për rehabilitimin e rrugëve rurale, mirëmbajten e Qendrave Shëndetësore, dhe furnizimin pa ndërprerje të popullatës me energji elektrike duke kërkuar gjithashtu të tregohet kujdes në procesin e faturimit me qëllim shmangien e mbifaturimeve.

Prefekti, në kuadër të menaxhimit të situatës së shkaktuar nga prania e virusit Covid-19, kërkoi në mënyrë të veçantë nga Drejtuesi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe përfaqësuesi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, që të vazhdohet me të njëjtin ritëm e të krijohen kushte për zbatueshmërinë e masave e në të gjitha ambjentet që parashikohen në protokollet e sigurisë shëndetësore. Gjithashtu, theksoi se bashkëpunimi me Task-Forcën rajonale të ngritur për këtë qëllim nuk duhet të shmanget kurrsesi pasi zbatimi i të gjitha urdhërave dhe udhëzimeve është tejet i rëndësishëm në këtë situatë të krijuar nga prania e Covid-19.

Prefekti në përfundim, kërkoi që të gjitha intitucionet, dhe veçanërisht ato që në natyrën e tyre të punës kanë kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët, t’i japin përparësi rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj tyre duke mos shmangur kurrsesi trajtimin deri në zgjidhje të kërkesave dhe ankesave të shtetasve, përveç ofrimit të shërbimeve të drejtë për drejta.