Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Ditën e sotme me datë 29.04.2021, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në Peshkopi mbledhja e rradhës me drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor me rend dite:

  • Raportim mbi realizimin e detyrave të muajit prill 2021.
  • Shërbimi ndaj qytetarëve.
  • Zbatimi i masave anti-Covid.

Gjithashtu, në kuadër të zbatimit të masave anti-Covid, mbledhja u zhvillua në tre seanca të veçanta.

Prefekti, pas raportimeve të drejtuesve të institucioneve, duke i falenderuar për punën e bërë dhe bashkëpunimin e treguar, kërkoi që të vijojë mbajtja nën kontroll e rendit dhe sigurisë, vijimin e kontrolleve mbi territorin me qëllim parandalimin e shfrytëzimit pa kriter të pyjeve dhe dëmtimin nga faktorë të tjerë, mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e grumbullimit pa kriter të mbetetjeve urbane në venddepozitime të pa miratuara.

Në mënyrë më të veçantë, Prefekti kërkoi nga përfaqësuesi i Bashkisë Dibër të përcjellë dhe të trajtojë shqetësimin për gjendjen e rënduar infrastrukturore të Qendrës Shëndetësore Arras duke kërkuar gjithashtu vëmendje të shtuar për rehabilitimin dhe mirëmbajten e të gjitha Qendrave Shëndetësore në përgjithësi, përfshirë furnizimin e tyre me ujë dhe energji elektrike në mënyrë të pa ndërprerë. Gjithashtu sipas tij, furnizimi pa ndërprerje i popullatës me energji elektrike, kujdesi në procesin e faturimit dhe përpjekja për sigurimin e investimeve në rrjetin e transmetimit duhet të jenë objektiva parësorë të OSHEE-së.

Prefekti, në kuadër të menaxhimit të situatës së shkaktuar nga prania e virusit Covid-19, kërkoi në mënyrë të veçantë nga Drejtuesi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe përfaqësuesi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, që të vazhdohet me të njëjtin ritëm e të krijohen kushte për zbatueshmërinë e masave e në të gjitha ambjentet që parashikohen në protokollet e sigurisë shëndetësore duke shtuar që Inspektoriati nuk duhet të shmangë e të lërë pas dore zbatimin e kërkesave të ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit.

Prefekti, në mënyrë më të veçantë kërkoi nga përfaqësuesi i Zyrës Rajonale të Punësimit vëmendje dhe angazhim për të këshilluar, orientuar dhe ndërmjetësuar punëkërkuesit në mënyrë që të kënë mundësi të informohen për mundësi punësimi dhe vende të lira pune në sektorë të ndryshëm.

Prefekti në përfundim, kërkoi që të gjitha intitucionet, dhe veçanërisht ato që në natyrën e tyre të punës kanë kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët, t’i japin përparësi rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj tyre duke mos shmangur kurrsesi trajtimin deri në zgjidhje të kërkesave dhe ankesave të shtetasve, përveç ofrimit të shërbimeve të drejtë për drejta.