Mbledhje me Drejtuesit e Institucioneve Qendrore ne Nivel Vendor

Sot me date 27.12.2019, nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua takimi i fundit i vitit 2019 me Drejtuesit e Institucioneve Qendrore ne Nivel Vendor.
Prefekti, pas raportimeve te drejtuesve te institucioneve, i falenderoi te gjithe te pranishmit per punen e bere, bashkepunimin e treguar dhe u rekomandoi, qe ne kete fundvit te fokusohen ne kryerjen e nje analize pune konkrete duke trajtuar te gjithe faktoret qe kane ndikuar drejtperdrejte ne punen e tyre te perditshme duke e penguar ose avancuar ate, pasi kjo sipas tij do t’i sherbeje pozitivisht rritjes se performances per vitin e ardhshem dhe shmangies se faktoreve pengues gjate procesit ne vazhdim.
Prefekti gjithashtu, kerkoi nga te gjithe drejtuesit e institucioneve, qe per vitin 2020 te fokusohen ne hartimin e planeve konkrete sidomos per çeshtje qe lidhen me menaxhimin mjedisor, shendetesor dhe arsimor, per t’ i dhene perparesi rritjes se cilesise se sherbimit ndaj qytetareve.
Prefekti, ne perfundim te takimit, shprehu urimet e tij per nje vit te ri me pozitiv ne çdo drejtim.