Mbledhje me Drejtuesit e Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Diten e enjte me date 27.02.2020, nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua takimi i muajit shkurt me Drejtuesit e Institucioneve Qendrore ne Nivel Vendor.
Prefekti, pas raportimeve te drejtuesve te institucioneve, duke i falenderuar te gjithe te pranishmit per punen e bere dhe bashkepunimin e treguar, theksoi si te rendesishem angazhimin per ndergjegjesimin e perfaqesuesve te bizneseve per leshimin e kuponit tatimor si detyrim ligjor.
Gjithashtu per sa i perket luftes kunder kultivimit dhe trafikimit te bimeve narkotike, Prefekti kerkoi qe ne kuader te fazes se kontrollit, te ushtrohet nje kontroll teresor i territorit me qellim parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike dhe ne rast nevoje te kerkohet bashkepunim dhe ndihme nga institucione qe ne natyren e punes se tyre ushtrojne veprimtari ne terren.
Gjithashtu, Prefekti theksoi se kontrolli i territorit per evidentimin e nderhyrjeve ne pyje dhe mjedis duhet te jete i vazhdueshem me qellim parandalimin e çdo lloj demtimi dhe ndotjeje mjedisore duke bashkepunuar per kete qellim me OVQV-te.
Prefekti, duke patur parasysh angazhimin e qeverise per zbatimin e planit te masave parandaluese per perhapjen e korona virusit, kerkoi nga Njesia Vendore e Shendetit Publik qe zbatimi i planit te masave te vazhdoje dhe te vijoje gjithashtu puna ne Piken Doganore Bllate per te menaxhuar çdo rast nese do te paraqitet nevoja per te ardhmen. Gjithashtu sipas Prefektit, ne rast te paraqitjes se nevojes, eshte i nevojshem bashkepunimi me Drejtorine e Sherbimit Spitalor.
Prefekti ne perfundim te takimit, kerkoi nga te gjithe drejtuesit e institucioneve, qe per periudhen ne vazhdim te fokusohen ne hartimin e planeve konkrete sidomos per çeshtje qe lidhen me menaxhimin mjedisor, shendetesor, arsimor, dhe te furnizimit me uje dhe energji te komunitetit, per t’ i dhene perparesi rritjes se cilesise se sherbimit ndaj qytetareve.