Mbledhje me Sekretarët e Këshillave Bashkiakë

Sot më datë 25. 07. 2019 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu u zhvillua një takim me Sekretarët e të katër Këshillave Bashkiakë dhe u diskutua mbi realizimin e një procesi të rregullt e ligjor të konstituimit të këshillavë të rinj bashkiakë të dala si rezultat i zgjedhjeve të 30 qershorit. Prefekti kërkoi nga Sekretarët e Këshillave, që pas shpalljes së rezultateve nga organi kompetent i përcaktuar në Kodin Zgjedhor, të merren të gjitha masat e nevojshme në respekt të afateve proceduriale të përcaktuara në ligj.

Prefekti gjithashtu kërkoi që në mbledhjen e parë të Këshillit të realizohet një pjesëmarrje gjithpërfshirëse në mënyrë që t’i jepet serioziteti i duhur këtij procesi.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua mbi datat për zhvillimin e  mbledhjes së parë të këshillave bashkiakë dhe paraprakisht u vendos:

Këshilli i Bashkisë Dibër: 06. 08. 2019

Këshilli i Bashkisë Mat:  02. 08. 2019

Këshilli i Bashkisë Bulqizë: 05. 08. 2019

Këshilli i Bashkisë Klos: 07. 08. 2019

Prefekti nga ana e tij, garantoi sekretarët e këshillave, që do t’ju ofrohet  asistencë dhe mbështetje institucionale e vazhdueshme në kuadër të zbatimit të ligjit përgjatë gjithë këtij procesi.

67298098_2191937891097595_4464991723965120512_n