Mesazhi i Prefektit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020-2021

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020-2021, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, vizitoi disa shkolla në bashkitë Mat, Klos, Dibër dhe Bulqizë, për të dhënë mesazhin e tij të urimit në këtë fillim viti krejt të veçantë për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

Prefekti, duke iu uruar sukesese të gjithë nxënësve dhe lehtësi në punë të gjithë mësuesve, u shpreh se përpjekja e përbashkët për të garantuar një edukim cilësor do t’i shërbejë padyshim një të ardhmeje të përbashkët më të mirë e më të ndritur.

Prefekti gjithashtu duke theksuar se sfidës për sigurimin e një procesi cilësor edukimi, këtë vit i shtohen edhe vështirësitë e kushtëzuara nga pandemia, shprehu domosdoshmërinë e respektimit me rigorozitet të të gjitha rregullave dhe protokolleve shëndetësore dhe arritjen e një bashkëpunimi për të ofruar në shkolla siguri për shëndetin e fëmijëve dhe stafit mësimor. Sipas tij të gjitha përgaditjet e kryera përpara fillimit të vitit të ri shkollor do të pasohen me angazhime të përditshme për të mbajtur në nivele optimale higjienën dhe sigurinë në shkolla.

Prefekti shprehu një urim të veçantë për të gjithë nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës duke përcjellë gjithashtu edhe mesazhe mirënjohjeje për të gjithë mësuesit që kujdesen për edukimin e brezave të rinj.

thumbnail_e4a3b2f4-752f-45bf-a904-28642ed9d72e