Për mbrojtjen e territorit

Diten e premte me date, 04.06.2021, nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua ne Bashkine Bulqize nje takim me pjesemarrjen e Drejtorise Vendore te Policise, Kryetareve te Bashkive, drejtuesve te IMT-ve Vendore, IKMT-ve dhe Drejtorive te Pyjeve, me qellim arritjen e nje bashkepunimi dhe angazhimi te perbashket, per sigurimin e respektimit te normave, dhe kushteve zhvillimore ne fushen e planifikimit dhe zhvillimit te territorit, duke synuar unifikimin e procedurave te kontrollit te territorit nga Inspektoriati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit dhe ai i Njesise Vendore sipas Ligjit nr. 9780 date 16.07.2007 “Per inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndertimet e kunderligjshme”(i ndryshuar), si dhe VKM-se nr. 894 date 04.11.2015.

Sipas Prefektit, unifikimi i procedurave te kontrollit duhet te jete nje proces tejet i rendesishem dhe serioz, ne menyre qe te sigurohet ne vazhdimesi zhvillimi dhe mbrojtja e qendrueshme e territorit, dhe disiplinimi i ndertimeve, punimeve e nderhyrjeve te tjera te kesaj natyre.

Prefekti, duke theksuar edhe njehere rendesine e kesaj ndermarrjeje, kerkoi qe i gjithe ky proces te paraprihet nga hartimi i nje plani te mirefillte masash dhe veprimesh te perbashketa me fokus te veçante evidentimin e rasteve dhe monitorimin e te gjithe territorit te Qarkut Diber ne pergjithesi.

Sipas tij, bashkepunimi nderinstitucional ne perputhje me percaktimet dhe ndarjen e pergjegjesive sipas ligjit, si nje kriter thelbesor per funksionimin e gjithe procesit, nuk duhet te mungoje, dhe duhet te siguroje gjithashtu mungesen e tolerances per çdo veprim te paligjshem qe sjell deme ne territor.

Ne kuader te kesaj nisme, u vendosen gjithashtu edhe disa prioritete:

  1. Te kushtohet vemendje e veçante per parandalimin e nderhyrjeve te paligjshme ne Zonat e Mbrojtura.
  2. Te parandalohen nderhyrjet dhe shfrytezimet pa kriter te shtreterve te lumenjve si nje forme e degradimit te tyre.
  3. Te evidentohen rastet dhe te menaxhohet situata e krijuar nga grumbullimi pa kriter i automjeteve te dala jashte perdorimi prane akseve rrugore kombetare.

Ne permbyllje te diskutimeve, Prefekti, u kerkoi  te gjitha institucioneve te pranishme ne takim, bashkepunim me Drejtorine Vendore te Policise dhe deri ne fund te javes se ardhshme te shfrytezojne kohen per te konkluduar sipas tyre disa mendime te vlefshme qe do t’i sherbejne procesit ne pergjithesi dhe permiresimit te kuadrit ligjor ne veçanti.