Plan Masash per parandalimin e perhapjes se Virusit Korona

Diten e sotme me date 11.03.2020, Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, ne vijim te zbatimit te planit te masave, urdherave dhe udhezimeve te dala nga mbledhja e qeverise, organizoi nje takim ne te cilin morren pjese Kryetari i Bashkise Diber, Drejtori i Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor Diber, Drejtori i Sherbimit Spitalor Rajonal Peshkopi, perfaqesuesi i Inspektoriatit Shteteror Shendetesor Diber dhe Pergjegjesi i Deges se Postes Diber.

Prefekti kerkoi nga te gjithe te pranishmit te angazhohen me te gjitha kapacitet per te qene bashkepunues me qellim menaxhimin dhe parandalimin e çdo lloj situate te mundshme qe mund te krijohet nga perhapja e virusit korona. Per kete qellim, Prefekti hartoi nje plan masash sipas te cilit do te veprojne vazhdimisht institucionet, per te kryer se pari dezinfektimet e ambjenteve publike, mbylljen e qendrave sociale per te moshuar, ndalimin e grumbullimeve te panevojshme prane spitalit dhe mbi te gjitha ndergjegjesimin e popullsise dhe pronareve te bareve e restoranteve per ruajtjen e higjienes dhe distances.

Ne kete kuader, Prefekti gjithashtu kerkoi te hartohet nje plan i shperndarjes se pensioneve ne familje per te evituar çdo lloj kontakti te te moshuarve me ambjentet e mbipopulluara. Prefekti, ne menyre me te veçante vuri theksin mbi menyren e organizimit dhe koordinimin e punes ndermjet institucioneve duke ofruar ne çdo rast asistence dhe mbeshtetje me te gjitha mjetet dhe menyrat per ate institucion qe ka peshen dhe pergjegjesine me te madhe ne kete situate.