Prefekti i Qarkut Dibër viziton Qendrat e Provimit të Maturës Shtetërore

Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, sot më datë 03.06.2021, gjeti rastin të vizitojë nga afër qendrat e provimit të Maturës Shtetërore dhe të përshëndesë e t’ju urojë suksese e mbarësi në provimin e tyre të parë të gjithë maturantëve të shkollave të mesme të përgjithshme të qytetit të Peshkopisë.

Prefekti, gjithashtu, uroi dhe përgëzoi mësuesit për punën e bërë gjatë gjithë vitit shkollor, ndërsa kërkoi nga ata që të jenë të angazhuar për mirëmenaxhimin e procesit të Maturës Shtetërore, duke patur si më të rëndësishmet garantimin e standarteve të cilësisë dhe krijimin e një ambjenti të qetë për të gjithë maturantët që do t’ju nënshtrohen provimeve.