Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu mbledh Organin Keshillues

Diten e sotme me date 18.02.2021, nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua mbledhja e rradhes e Organit Keshillues me tematike: Raportim mbi problematikat ne fushen e bujqesise, masat e marra per mbarevajtjen e sezonit te vaditjes dhe mbi funksionimin e OPU-ve.

Per shkak te kushtezimeve te pandemise, takimi u zhvillua online nepermjet platformes Webex, ndersa morren pjese perfaqesues te te kater drejtorive te Ujitjes dhe Kullimit sipas bashkive, perfaqesuesi i Bordit te Ujitjes dhe Kullimit si dhe perfaqesuesi i Drejtorise se Ekstensionit Bujqesor.

Prefekti, pas raportimeve te gjithesecilit, kerkoi nga pjesemarresit ne takim, te fokusohen ne marrjen e masave konkrete dhe ne zbatimin e tyre ne kohe, duke shmangur vonesat ne proceset e prokurimeve dhe rrjedhimisht vonesat ne ofrimin e sherbimit per fermeret.

Prefekti gjithashtu kerkoi informacion mbi investimet e planifikuara ne kete drejtim per vitin 2021, dhe theksoi se kryerja e investimeve duhet te paraprihet nga nje proces evidentimi te nevojave per nderhyrje dhe takimeve paraprake ne menyre qe te diskutohet me administratoret e njesive administrative, kryetaret e fshatrave dhe fermeret, mbi nevojat dhe mundesite, pasi kerkohet qartesi ne vendimmarje te tilla qe kane ndikim te gjere ne komunitet.

Nga perfaqesuesi i Drejtorise se Ekstensionit Bujqesor, Prefekti kerkoi angazhim per te evidentuar problematikat e nevojat per investime dhe per ti referuar ne organet kompetente me qellim gjetjen e zgjidhjeve afatgjata sidomos per kthimin ne funksion te disa ujembledhesve qe aktualisht paraqiten jashte funksioni. Ne kete kuader sipas Prefektit, gjithashtu duhet te mos mungoje bashkepunimi per venien ne funksion te shoqatave te vaditjes dhe zgjidhjes se problematikave egzistuese ne fushen e bujqesise dhe ujitjes.