Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu organizon takim me perfaqesues te Bashkise dhe Zyres Vendore te Arsimit Bulqize

Diten e sotme me date 28.07.2020, Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu organizoi nje takim ne te cilin morren pjese Kryetari i Bashkise Bulqize, Drejtuesi i Zyres Vendore te Arsimit Bulqize dhe specialiste te fushes. Qellimi i takimit ishte koordinimi i punes per hartimin dhe zbatimin e planit te masave per pergatitjen e ambjenteve dhe zgjidhjen e problematikave infrastrukturore te sitemit arsimor parauniversitar ne Bashkine Bulqize perpara çeljes se vitit te ri shkollor 2020-2021.

Prefekti ne kete kuader, kerkoi nga perfaqesuesit e institucioneve te angazhohen  per te bashkepunuar me qellim evidentimin e problematikave dhe hartimin e zgjidhjeve te perbashketa duke realizuar sistemimin e ambjenteve, kryerjen e lyrjeve, furnizimin me uje/ energji dhe baze materiale te te gjitha shkollave perpara muajit shtator, dates zyrtare te fillimit te mesimit.
Prefekti, duke u bazuar edhe ne kerkesat e ligjit 139/2015 “Per Veteqeverisjen Vendore”, per çeshtje teknike dhe infrastrukturore kerkoi veçanersisht angazhimin e bashkise. Ndersa per sa i perket çeshtjeve qe lidhen me permiresimin e vazhdueshem te cilesise se sherbimit arsimor, Prefekti kerkoi angazhimin e Njesise Arsimore Vendore per zbatimin e strategjise kombetare te arsimit, duke kerkuar perveç kesaj te bashkepunoje sipas ligjit, me njesine baze te qeverisjes vendore per planifikimin, realizimin e investimeve dhe mirembajtjen e institucioneve arsimore, si dhe për rastet e shkrirjes dhe bashkimeve te shkollave te fshatrave me popullsi me te rralle me ato me popullsi me te dendur duke mbajtur parasysh kriteret ligjore dhe kushtet e rrethanat sociale qe kushtezojne kete veprim.
Prefekti gjithashtu, kerkoi nga Drejtuesi i  ZVA Bulqize, zbatimin e procedurave ligjore per pranimin dhe sistemimin e mesuesve duke u munduar ta orientojne procesin ne baze te nevojave per profile te cilat duhen evidentuar paraprakisht.

Ne perfundim te takimit Prefekti theksoi rendesine e miremenaxhimit te mundesive ekonomike, duke synuar vleresimin e nevojave me emergjente, pa shmangur kurrsesi plotesimin e standarteve higjeno-sanitare, furnizimin me energji elektrike te çdo godine dhe kryerjen e tansportit te nxenesve dhe mesuesve sipas shkollave.