Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu pret në takim përfaqësuesin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, sot me date 03. 10. 2019, priti ne takim perfaqesuesin e Prezences se OSBE- se ne Shqiperi.

Prefekti se pari duke e falenderuar per viziten, pershendeti kontributin dhe asistencen teknike te Prezences se OSBE- se ne Shqiperi, ne permiresimin e standarteve ne shume fusha te rendesishme qe lidhen me mirefunksionimin e shtetit te se drejtes dhe promovimin e te drejtave te njeriut ne vend.

Ndersa perfaqesuesi i OSBE- se ne emer edhe te Ambasadorit Bernd Borchardt, pergezoi Prefektin per angazhimin institucional, ne funksion te mbarevajtjes se zgjedhjeve dhe menaxhimit me sukses te situates para dhe pas zgjedhore dhe shprehu gadishmerine per bashkepunim te metejshem ne fusha qe lidhen me qeverisjen vendore.

Prefekti informoi perfaqesuesin e OSBE-se mbi prioritetet e punes se tij dhe angazhimin e perditshem per implementimin dhe zbatimin ne qark te politikave dhe prioriteteve te Qeverise dhe gjithashtu, duke vleresuar rolin e Prezences se OSBE- se ne funksioninimin e reformes Administrativo-Territoriale, Prefekti theksoi rendesine qe ka kjo reforme, dhe angazhimin institucional per te mundesuar nje ndikim pozitiv te saj ne drejtim te forcimit te funksioneve vendore ne te mire te interesit publik.

71672459_503469733770143_2140550917949227008_n