Prefekti mbledh Grupin e Eksperteve per Sigurine ne Rruge

Diten e sotme me date 25.03.2021, nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua mbledhja e rradhes e Grupit te Eksperteve per Sigurine ne Rruge.

Per shkak te kushtezimeve te pandemise takimi u zhvillua online, duke patur ne fokus dhenien e informacionit mbi masat e marra per rritjen e nivelit te sigurise nepermjet permiresimit te sinjalistikes rrugore dhe mirembajtjes fizike te akseve.

Prefekti kerkoi nga perfaqesuesit e te kater bashkive, Komisariateve te Policise, dhe firmave te kontraktuara per mirembajtjen e rrugeve, qe te jene te angazhuar per te evidentuar mungesat dhe problematikat ne akset rrugore urbane dhe rurale, duke patur parasysh se pari mirembajtjen infrastrukturore te rrugeve dhe shtimin e sinjalistikes si horizontale dhe vertikale per orientimin e sakte te perdoruesve te rruges.

Prefekti gjithashtu kerkoi qe te gjitha palet te bashkepunojne per te njejtin qellim, per ta bere me te lehte procesin e evidentimit dhe me pas te permiresimit te parametrave te sigurise rrugore.