Prefekti Nexhbedin Shehu merr pjesë në analizën vjetore të Zyrës Vendore të Arsimit Dibër

Ditën e enjte me datë 04.02.2021, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu mori pjesë në analizën vjetore të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Dibër.

Në analizën vjetore të organizuar në ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Demir Gashi”, ishin të pranishëm drejtuesit e të gjitha shkollave të rrethit Dibër, ndërsa u diskutua mbi arritjet, mangësitë dhe objektivat për vitin 2021.

Prefekti nga ana e tij, ndërsa përshendeti dhe uroi të gjithë të pranishmit për punën e bërë sidomos në këtë vit të kushtëzuar nga pandemia, kërkoi gjithashtu angazhim dhe përpjekje për të mos e cënuar kurrsesi cilesinë e mësimdhenies dhe raportin mësues-nxënës në kushtet në të cilat ndodhemi.

Ne përfundim, Prefekti kërkoi që në fokus të Zyrës Arsimore në përgjithesi dhe të çdo drejtuesi shkolle në veçanti të jetë angazhimi për mirëmenaxhimin e kapaciteteve si njerëzore ashtu dhe infrastrukturore si dhe përpjekja për të zhvilluar në çdo kohë dhe me çdo mënyrë një proces mesimor cilësor.