Prefekti organizon takim ndërinstitucional në Zonën e Mbrojtur Lurë- Mali i Dejës

Diten e sotme, me date 16.06.2021, nen drejtimin e Prefektit te Qarkut  Diber, njekohesisht, Kryetarit te Komitetit te Zonave te Mbrojtura, Z. Nexhbedin Shehu, ne Njesine Administrative Selishte te Bashkise Diber, u zhvillua nje takim me pjesemarrjen e Drejtorit te Agjensise se Zonave te Mbrojtura, Drejtuesit te Njesise Administrative, dhe perfaqesuesve te komunitetit, perfshire edhe drejtuesit e dy shkollave te kesaj njesie.
Takimi pati si qellim, realizimin e nje bashkepunimi nderinstitucional, duke perfshire gjithashtu edhe komunitetin per te siguruar nje menaxhim te mire te Zones se Mbrojtur Luzni- Bulaç dhe Parkut Kombetar te Kategorise se II-te Lure- Mali i Dejes.
Prefekti, me kete rast, theksoi rendesine e bashkepunimit dhe kerkoi veçanerisht nga perfaqesuesit e institucioneve, te tregohen bashkepunues per zbatimin e ligjit dhe respektimin e standarteve qe kushtezohen nga statusi “Zone e Mbrojtur”.