Programi i Transparencës

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Prefektin e Qarkut Dibër. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Prefekti i Qarkut Dibër ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Prefekti i Qarkut Dibër do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.prefektidiber.gov.al/, si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Prefektit të Qarkut Dibër është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm dhe aksesueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Për të parë diagramën e Programit të Transparencës klikoni këtu.

Koordinator për të Drejtën e Informimit:

Mevlan SELMANI

Orari i punës: 08:00 – 16:30 / E hënë- E enjte

08:00 – 14:00 / E premte
Prefekti i Qarkut Dibër

E-mail: [email protected]

E-mail:  [email protected]

Telefon: +(355) 218 2 2631

Telefon: +(355) 218 2 2082

Bul. “Elez Isufi”, Ish – Godina e Komitetit Ekzekutiv, Shqipëri