Qarku Dibër

Qarku Dibër është një nga 12 qarqet e Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 2.586 km². Qarku i Dibrës përfshin rrethin e Dibrës, rrethin e Bulqizës dhe rrethin e Matit. Qendra e Qarkut të Dibrës ndodhet në qytetin e Peshkopisë. Qarku i Dibrës kufizohet në lindje me Maqedoninë.

E gjithë zona është malore dhe përfshin rajonin historik të Dibrës së Vogël. Qarku kufizohet në veri me Qarkun e Kukësit, në perëndim me Qarkun e Tiranës dhe me Qarkun e Durrësit, në Veriperëndim me Qarkun e Lezhës dhe në Jug me Qarkun e Elbasanit.

Qarku i Dibrës ka një popullsi prej 144.598[1] (2006) banorë.