Takim me Kryetarët e Bashkive

Diten e sotme me date 20. 11. 2019, nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu u zhvillua nje takim me kryetaret e te kater bashkive te Qarkut Diber per te diskutuar mbi realizimin e planit te investimeve dhe planit te mbledhjes se taksave.
Prefekti kerkoi te raportohet ne menyre te hollesishme, per masen e realizimit te planit te investimeve dhe te diskutohet mbi shkaqet e mosrealizimit te planit ne masen e parashikuar.
Prefekti nga ana e tij, kerkoi angazhim dhe vemendje te veçante per te shmangur vonesat ne kryerjen e procedurave te tenderimeve per te mos shkaktuar mos realizim te investimeve per arsye proceduriale.
Prefekti, duke gjykuar si me te rendesishme ne te gjithe kete proces, realizimin e planit te mbledhjes se taksave kerkoi nga te kater kryetaret e bashkive:
 1. Te behet nje analize e hollesishme dhe te gjenden menyra efiçente per mbledhjen e taksave ne baze te nje pakete fiskale te unifikuar, te mirestudiuar dhe te drejte.
2. Te mblidhen taksat nga te gjithe punonjesit e administrates.
3. Te lobohet per te perfituar me shume nga te ardhurat qe gjenerojne veprat publike te ndertuara ne territorin e seciles bashki.
Ne perfundim te takimit, Prefekti duke u rikujtuar kryetareve te bashkive diten e pastrimit te caktuar ne daten 22. 11. 2019, kerkoi te bashkepunojne me te gjitha institucionet dhe kryesisht me shkollat me qellim realizimin e nje angazhimi masiv dhe produktiv.
Prefekti gjithashtu theksoi se eshte i gatshem dhe i angazhuar per te ofruar asistence dhe mbeshtetje institucionale ne çdo rast.
1d21b95a-363d-433c-881a-a69a7ad669fe