Takim me qëllim analizimin e masave të marra për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri dhe dëmtuesit e tjerë

Sot me date 12. 07. 2019 nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu u zhvillua nje takim me qellim analizimin e masave te marra per mbrojtjen e pyjeve nga zjarri dhe demtuesit e tjere.
Prefekti duke theksuar rendesine e takimit, dhe duke permbledhur shkurtimisht shqetesimin e tij per situaten, kerkoi nga perfaqesuesit e institucioneve te informojne per punen e bere ne kete drejtim, per planet e masave dhe te diskutojne mbi gjetjen e nje zgjidhjeje efikase qe do te mund ti jepte fund keqmenaxhimit dhe shfrytezimit pa kriter te fondit pyjor ne Qarkun e Dibres.
Prefekti kerkoi nga Organet e Veteqeverisjes Vendore te angazhohen per hartimin e planeve per administrimin e qendrueshem e shumefunksional te shfrytezimit te pyjeve, per mbrojtjen nga zjarri dhe demtuesit e tjere. Sipas Prefektit njesite tekniko- administrative ne varesi te organeve te veteqeverisjes vendore duhet te funksionojne sipas ligjit dhe te realizojne vjeljen e materialit drusor, transferimin dhe perdorimin/shitjen e tij sipas kritereve te parashikuara ne ligj e ne VKM-ne perkatese.
Prefekti ne kete kuader kerkoi realizimin e nje bashkepunimi te frytshem ndermjet İSHMPUT-se, Drejtorise Vendore te Policise, Agjensise Rajonale te Zonave te Mbrojtura dhe Organeve te Veteqeverisjes Vendore me qellim evidentimin, analizimin dhe zgjidhjen e situatave me ndikim negativ ne pyje. Prefekti kerkoi nga Drejtoria Vendore e Policise, te procedoje sipas rastit çdo person apo subjekt qe demton me qellim ose pa qellim pyjet si dhe çdo kend qe behet shkaktar per zjarrvenie te qellimshme ose te paqellimshme me pasoja negative ne pyje e kullota.
Prefekti gjithashtu kerkoi bashkepunim nderinstitucional per parandalimin dhe ndeshkimin e çdo rasti abuziv qe ka te beje me hedhjen pa kriter te materialeve inerte duke demtuar ne mase te konsiderueshme mjedisin.

54525913_415672965668991_2652252273622646784_n