Mbledhja e Task-Forces Rajonale Kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike

Sot me date 21. 11. 2019, nen drejtimin e Prefektit te Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua takimi i fundit per vitin 2019 i Task-Forces Rajonale Kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike.
 Ne kete takim, ku ishin te pranishem te gjithe anetaret e Task-Forces, u analizuan rezultatet e punes nje vjeçare, dhe u nxorren konkluzione te cilat sipas Prefektit, do t’i sherbejne permiresimit dhe lehtesimit te punes ne vazhdim.
Prefekti, pergezoi Drejtorine Vendore te Policise dhe te gjitha organet ligj-zbatuese per angazhimin serioz dhe konkret te treguar ne kete kuader dhe kerkoi qe ne vazhdim te arrihet nje bashkepunim edhe me cilesor, sidomos me OVQV-te per saktesimin e vatrave, personave te dyshuar dhe kontrollin e te gjithe territorit.
Prefekti ne kete kuader theksoi se, bashkepunimi nderinstitucional nuk varet nga deshira e drejtuesve te institucioneve por eshte detyrim ligjor, dhe si i tille duhet t’i sherbeje qellimit te perbashket dhe realizimit te objektivave te qeverise, duke parandaluar kultivimin, trafikimin dhe perdorimin e lendeve narkotike.