TİKA ofron mbështetje për bletarët e Dibrës

Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu morri pjese ne ceremonine e shperndarjes se 400 koshereve te bleteve per 40 bletare te rrethit te Dibres, ne kuader te “Programit te Asistences se Sigurise se Ushqimit dhe Jeteses ne Vendet e Europes Lindore dhe Ballkanit” realizuar nga Agjensia Turke per Bashkepunim dhe Koordinim – TİKA. Ne kuader te ketij projekti u asistuan 40 familje anetare te Shoqates se Bletareve Diber, te cilet sigurojne jetesen me prodhimin e mjaltit/produkteve te bleteve dhe jetojne ne 14 zona rurale te ndryshme te Dibres. Koordinatori i  TİKA-s Z. Necip Özay Özütok premtoi qe projekti do te kete vazhdimesi dhe ne kete kuader do te perparohet ne drejtim te zhvillimit teknologjik te ketij sektori dhe ofrimit te ekseperiences turke nepermjet trajnimit ne Turqi te disa fermereve nga Dibra.

Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu gjithashtu falenderoi dhe pergezoi Z. Özütok si perfaqesues te Agjensise dhe rrjedhimisht te Qeverise Turke, per ndihmen e dhene dhe projektin e ndermarre ne interes te bletareve Dibrane.

67596834_2393698480915445_6715409619037978624_o 67619840_2393698524248774_1094554406587727872_o 68377946_2393698310915462_5744333237287649280_o 68441937_2393698370915456_9163376033833943040_n