“Ditët e Transparencës”

Ditën e sotme me datë 23.11.2022, me qëllim prezantimin e projektit “Ditët e Transparencës” dhe ecurisë së zbatimit të Ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” e dispozitave të tij në lidhje me transparencën proaktive dhe të drejtat e detyrimet e Autoritetit Publik, nën organizimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, u zhvillua një takim me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve qëndrore në nivel vendor, kryetarëve të bashkive të Qarkut Dibër dhe koordinatorëve për të drejtën e informimit pranë çdo institucioni.

Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu i pranishëm në takim, gjatë fjalës së tij të rastit, prezantoi për organizatorët dhe të ftuarit masat e marra nga Institucioni që drejton në lidhje me plotësimin e kërkesave dhe zbatimin e dispozitave të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Gjithashtu duke çmuar transparencën dhe të drejtën për informim si faktorë që i shërbejnë në çdo drejtim mirëqeverisjes vendore, parandalimit të korrupsionit, dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarjen publike, kërkoi nga drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor dhe kryetarët e OQV-ve angazhim për zbatimin e ligjit dhe garantim të së drejtës së qytetarëve për tu informuar në pëputhje me kriteret e vendosura.