Mbledhja e Konstituimit të Këshillit të Bashkisë Klos

Ditën e sotme me datë 15.06.2023 Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, ishte i pranishëm në mbledhjen e konstituimit të Këshillit të Bashkisë Klos të organizuar në mbështetje të nenit nr. 48 të Ligjit nr. 139 datë 17.12.2015 dhe Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Bashkiak.

Sipas rendit të ditës, anëtarët e këshillit të ri zgjodhën Kryetarin, Nënkryetarët si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkisë Klos për në Këshillin e Qarkut Dibër, ndërsa u organizua edhe ceremonia e betimit të kryetares së re të Bashkisë Klos.
Prefekti, gjatë fjalës së tij të rastit, ndërsa uroi Kryetaren e Bashkisë dhe anëtarët e këshillit për marrjen e detyrës,  shprehu besimin se bashkëpunimi dhe mbështetja reciproke ndërmjet këshillit dhe administratës së bashkisë do t’i shërbejnë vendimmarrjes në të mirë të interesit publik dhe realizimit të planeve që do t’i hapin rrugë zhvillimit të mëtejshëm ekonomik të  Bashkisë Klos.