Mbledhja e Konstituimit të Këshillit të Bashkisë Mat

Ditën e sotme me datë 14. 06. 2023 Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, ishte i pranishëm në mbledhjen e konstituimit të Këshillit të Bashkisë Mat të organizuar në mbështetje të nenit nr. 48 të Ligjit nr. 139 datë 17.12.2015.

Në bazë të rendit të ditës, anëtarët e këshillit të ri zgjodhën Kryetarin, Nënkryetarët si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkisë Mat për në Këshillin e Qarkut Dibër, ndërsa u organizua edhe ceremonia e betimit të kryetarit të rizgjedhur të Bashkisë Mat.Prefekti, gjatë fjalës së tij të rastit, ndërsa uroi Kryetarin e Bashkisë dhe anëtarët e këshillit për marrjen e detyrës,  theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke ndërmjet këshillit dhe administratës së bashkisë me qëllim marrjen e vendimeve që do t’i shërbejnë interesit të gjerë publik.