Mbledhje e Organit Këshillues pranë Prefektit

Sot me datë 26.01.2023, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, dhe me pjesëmarrjen e të gjithë antarëve të Organit Këshillues u zhvillua
takimi i parë për vitin 2023, ndërsa u diskutua mbi prioritetet e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor për vitin që sapo kemi nisur.
Në përfundim të diskutimeve u miratua unanimisht tematika vjetore e Organit Këshillues pranë Prefektit, ndërsa u kërkua nga të gjithë të pranishmit të angazhohen me të gjitha kapacitetet për të arritur një bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim krijimin e një vizioni të përbashkët për realizimin e objektivave dhe prioriteteve të diskutuara në takim.