Mbledhje me Drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor

Ditën e sotme me datë 31.01.2023, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, u zhvillua në prefektidibergov mbledhja e rradhës me drejtues të Institucioneve Qëndrore në Nivel Vendor me rend dite: Raportim mbi realizimin e detyrave të muajit Janar 2023.  

Prefekti kërkoi nga drejtuesit e institucioneve të zhvillojnë analizat e veprimtarisë së tyre për vitin 2022 ndërsa u diskutua mbi prioritetet dhe objektivat e punës së institucioneve për vitin 2023. 

Në mënyrë të veçantë u kërkua nga të gjithë të pranishmit të angazhohen me të gjitha kapacitetet për të arritur një bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim realizimin e objektivave dhe prioriteteve të diskutuara në takim.

Prefekti gjithashtu kërkoi nga drejtuesit e institucioneve që të jenë të angazhuar maksimalisht për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe trajtimin në kohë të kërkesë-ankesave e problematikave që ato adresojnë.