Perkujtohet 110-Vjetori i Luftes se Grykes se Vogel

Ditën e sotme me datë 20.01.2023, Prefekti i Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu, morri pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga Bashkia Dibër në bashkëpunim me Unionin e Krijuesve Dibranë në nder të 110-Vjetorit të Luftës së Grykës së Vogël dhe Selishtës përballë forcave Serbe.

Prefekti, në fjalën e tij të rastit nderoi me respekt e mirënjohjë të thellë veprën dhe sakrificën e të gjithë atyre që luftuan dhe veçanërisht heroizmin e katërmbëdhjetë dëshmorëve të rënë në betejat e Urës së Topojanit dhe të Qafë-Murrizës.

Prefekti gjithashtu, falenderoi organizatorët për inisiativën dhe theksoi se përkujtimi i ngjarjeve të tilla me rëndësi të madhe historike duhet t’i shërbejë mbajtjes gjallë të kujtimit e mirënjohjes për punën dhe sakrificën e paraardhësve tanë në shërbim të atdheut.