Prefekti i Qarkut Diber ndjek analizen vjetore te AKU-se.

Diten e sotme me date 02.02.2023, Prefekti i Qarkut Diber Z. Nexhbedin Shehu mori pjese ne mbledhjen e analizes se veprimtarise se Drejtorise Rajonale te Autoritetit Kombetar te Ushqimit per vitin 2022.
Prefekti ndersa falenderoi drejtuesin dhe stafin e institucionit per punen e bere dhe bashkepunimin e treguar ne trajtimin e problematikave te ndryshme te hasura gjate vitit, kerkoi gjithashtu kryerjen e nje analize te detajuar te punes nje vjeçare ne drejtim te vendosjes se bazave per sigurimin e nje niveli te larte te mbrojtjes se shendetit te njerezve dhe interesave te konsumatorit.
Duke qene se sistemi i sigurise ushqimore per mirefunksionimin e tij kerkon zbatim te rregullave ne te gjitha fazat e prodhimit, perpunimit dhe shperndarjes se ushqimeve dhe ushqimeve per kafshe, Prefekti gjithashtu kerkoi qe vemendje e veçante t’i kushtohet matrikullimit te kafsheve dhe therjes se tyre brenda thertoreve te çertifikuara.
Per kete qellim Prefekti kerkoi qe te ushtrohen kontrolle te rregullta konform ligjit ne menyre qe te mos lejohen devijimet nga standartet, ndersa shtoi se bashkepunimi me fermeret dhe marrja ne konsiderate e kerkesave e ankesave te tyre mbart nje rendesi te veçante ne mirefunksionimin e gjithe procesit te punes.