Prefekti i Qarkut Dibër

Informacion Kontakti

🕒
Orari i punës:
E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30
E premte: 08:00 – 14:00
📞
📍
Adresa:
Bul. “Elez Isufi”, Ish-Godina e Komitetit Ekzekutiv, Dibër, Shqipëri

Nexhbedin SHEHU Prefekt i Qarkut Dibër

Të dhëna vetjake dhe formimi profesional

Nexhbedin Shehu është Prefekt i Qarkut Dibër, i emëruar me VKM-në nr. 631, datë 01.11.2017. Ai ka lindur në Dibër, në vitin 1959.

Në janar të vitit 1983, u titullua oficer aktiv dhe shërbeu në detyra të ndryshme në Divizionin e Peshkopisë si Komandant Toge, Komandant Batalioni dhe Shef Organizativ Brigade.

Në periudhën 1996–2003, shërbeu në institucionet e arsimit ushtarak, përkatësisht në Akademinë e Mbrojtjes, Akademinë “Skënderbej” dhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, ku mbajti funksionet e pedagogut, Komandantit të Grupit dhe Shefit të Degës Mësimore.

Gjatë viteve 2006–2007 dhe 2010–2013, mbajti postet e Shefit të Sektorit dhe Drejtorit të Drejtorisë së Personelit në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në periudhën 2008–2010, ushtroi detyrën e Komandantit të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Pas daljes në rezervë në vitin 2013, vazhdoi kontributin e tij profesional në strukturat e personelit dhe si pedagog në Akademinë e Mbrojtjes.

Arsimimi

  • 1979–1982: Studime në Shkollën e Lartë të Oficerëve.
  • 1999–2001: Programi i përgatitjes për oficer të Shtabit të Përgjithshëm pranë Akademisë së Mbrojtjes.
  • 2004–2006: Programi i përgatitjes për oficer të Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani.

Kualifikime të tjera

  • Shkurt 1994 – Korrik 1994: Kursi i gjuhës gjermane pranë Akademisë së Mbrojtjes në Austri.
  • 1995–1996: Kursi i Komandantit të Kompanisë pranë Bundeswehr (Forcat e Armatosura Gjermane).

Gjuhët e huaja: Zotëron gjuhën angleze dhe atë gjermane.