📅 29 Oct 2026 📁 Uncategorized

Mbledhje e Komisionit të Mbrojtjes Civile

Mbledhje e Komisionit të Mbrojtjes Civile për masat e marra për përballimin e situatave të mundshme emergjente për dimrin 2026-2027

Më datë 29 tetor 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile, me fokus planifikimin dhe koordinimin e masave për përballimin e situatave të mundshme emergjente gjatë sezonit dimëror 2026–2027.

Gjatë mbledhjes u diskutua mbi masat paraprake për përballimin e kushteve të vështira atmosferike, garantimin e kalueshmërisë së akseve rrugore, sigurimin e furnizimit me energji elektrike dhe mbajtjen në gatishmëri të strukturave përgjegjëse për ndërhyrje në rast emergjencash.

Përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse paraqitën situatën dhe masat e planifikuara në fushat përkatëse. Vëmendje e veçantë iu kushtua mirëmbajtjes së rrugëve, evidentimit të zonave me risk, sigurimit të mjeteve dhe materialeve të nevojshme, si dhe garantimit të funksionimit të shërbimeve shëndetësore dhe strukturave të emergjencave.

Në përfundim, u theksua rëndësia e angazhimit të të gjitha strukturave përgjegjëse për zbatimin e masave të planifikuara, me qëllim parandalimin dhe përballimin në kohë të situatave emergjente, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, si dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve jetike gjatë sezonit dimëror.