
Më datë 27 nëntor 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër, u zhvillua mbledhja mujore me drejtuesit e institucioneve qendrore në nivel vendor.
Gjatë mbledhjes, drejtuesit e institucioneve paraqitën raportimet për realizimin e detyrave të muajit nëntor 2026, ecurinë e punës, problematikat e evidentuara dhe masat e marra për përmbushjen e detyrimeve institucionale.
Në vijim, u diskutua mbi çështje të ndryshme që lidhen me veprimtarinë e institucioneve, si dhe mbi detyrat që kërkojnë koordinim dhe angazhim të përbashkët, me qëllim përmbushjen e përgjegjësive institucionale dhe garantimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Prefekti vlerësoi raportimet e paraqitura dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë institucional, koordinimit dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, në funksion të realizimit të detyrave dhe adresimit në kohë të problematikave të evidentuara.
Në përfundim të mbledhjes, Prefekti uroi të gjithë të pranishmit për festat e Nëntorit, me rastin e 28 Nëntorit dhe 29 Nëntorit .